Kapedani i barhё




Nga autori

Përkthyesi: Sokrat Gjerasi




Ёshtё e mundur qё njё qindёshe luftёtarёsh tё shpartallojё ushtrinё e njё vendi europian dhe tё ndryshojё rendin shtetёror tё tij? Sigurisht ёshtё njё gjё krejt е pamundur. Gjithsesi, nё dhjetor 1924 njё qindёshe bjellogardistёsh nga emigrantёt – ushtarё tё gjeneralit Vrangel, qё jetonin nё Serbi dhe disa qindrа fshatаrё-malёsorё tё udhёhequr prej tyre hynё nё Shqipёri dhe kryen njё fushatё ushtarake fantastike, duke thyer njёsitё e rregullta shqiptare dhe duke kthyer nё pushtet kryeministrin e dёbuar Ahmet Zogun, i cili u bё kёshtu presidenti i parё i Shqipёrisё, pastaj e shpalli veten mbret i shqiptarёve, Zogu i Parё.

Si ndodhi, qё kartat u ndanё kaq çuditshёm dhe doli njё pasjans kaq i paimagjinueshёm? Pёrse bjellogardistёt rusё nё Beograd me dёshirё morёn armёt nё duar dhe iu bashkuan kёsaj aventure?

Nё Serbi ndodhej shtabi i Bashkimit Ushtarak Rus (BUR), i krijuar nga Vrangeli, tё cilin shumёkush e trajtonte si pasardhёs zyrtar tё Ushtrisё sё Bardhё, veçse ai nuk ishte nё gjendje t’i jepte ndonjё ndihmё tё vёrtetё njё numri kaq tё madh oficerёsh dhe ushtarёsh tё Ushtrisё sё Bardhё, tashmё emigrantё. Ushtarakёt e karrierёs u detyruan tё punojnё nё miniera, nё ndёrtimin e rrugёve, apo si punёtorё me mёditje, duke bёrё njё jetё poshtёruese, madje gjysmё tё uritur. Nuk ёshtё pёr t’u habitur, qё ish-kryeministri Ahmet Zogu, i cili pas kryengritjes u arratis nga Shqipёria nё Serbi, duke synuar t’i kthente vetes pushtetin, shpresonte, dhe jo mё kot, tё gjente pavёshtirёsi vullnetarё rusё, tё gatshёm qё, pёr njё shpёrblim tё mirё nё flori tё merrnin pjesё nё fushatёn e tij ushtarake

Pёr shumicёn e tyre Shqipёria ishte terra incognita. Pёr Shqipёrinё atёkohё nё Europё dihej fare pak, vendi ishte krijuar si shtet vetem afёr pesёmbёdhjet vite mё parё, pas shpёrbёrjes sё Perandorisё Osmane, migjithёse shqipetarёt dhe stёrgjyshёrit e tyre jetonin nё kёto krahina tashmё mijra vite.

Stёrgjyshёrit e lashtё tё shqipёtarёve, ilirёt, ishin paganё. Ata jetonin nё male dhe lugina, kurse detit i trembeshin. Nga deti nё keto krahina disa mijra vite mё parё erdhёn grekёt dhe ndёrtuan qytete nё bregdet, organizuan tregtinё, i ngritёn pёrmendore zotave tё tyre. Pastaj nisi lufta shumёshekullore me romakёt; u deshёn disa luftra ilire, qё perandoria botёrore tё merrte nёn kontroll teritoret e arritshme tё Ilirisё.

Zotat romakё zunё vend me komoditet midis atyre grekё, midis maleve, gurёve, lumenjeve dhe pyjeve shqipёtarе.

Pas rёnies sё Perandorisё Romake kёto toka u ndodhёn nё sferёn e ndikimit tё Bizantit dhe stёrgjyshёrit e shqipetarёve u bёnё tё krishterё, disa qindrа vite para shumicёs sё popujve europianё. Pas ndarjes sё Kishёs, shqiptarёt e jugut u bёnё ortodoksё, kurse ata tё veriut katolikё. Ndёrkohё, ata quheshin shqiptarё prej shumё shekujsh. Nё fillim tё еrёs sё re nё burimet historike u shfaqёn emrat albanё, alvanё, arvanitё, arvanasё, kurse mё vonё – arbёrеshё dhe arnautё (pikёrisht shqiptarёt-arnautё, qё nё shekullin XVIII luftuan nё anёn e Rusisё kundёr Turqisё, u vendosёn nё Odesё nё rrugёt e famshme “tё Аrnautёve”).

Pas 500 viteve tё tjera u shemb Perandoria Bizantine, ra Konstandinopoja, kurse turqit-osmanё marshuan drejt Europёs. Princi shqiptar Gjergj Kastrioti (qё nё Turqi njihej si Iskander-beu, pёr nder tё Aleksandrit tё Madh, kurse te shqipetarёt – si Skёnderbeu) luftoi me sukses kundёr turqve, madje udhёhoqi kruqёzatёn e shpallur nga papa Piu i II. Kalorёsit europianё zunё tё grumbullohen nёn flamujt e tij, por papa vdiq; papa pas tij, Pavli i II, e shpalli Skёnderbeun “luftёtar tё besimit tё krishterё”, i dorёzoi shpatё nё katedralеn e Shёn Pjetrit, por paratё e premtuara nuk ja dha. Kruqёzata nuk u zhvillua. Sё shpejti edhe Skёnderbeu vdiq. Dhe nga fundi i shekullit XV nё tё gjithё teritorin e Shqipёrisё u vendos sundimi otoman.

Robёria 500-vjecare e turqve-osmanё solli perhapjen e myslimanizmit. Por shumё banorё tё kёtyre trojeve mbetёn tё krishterё. Kёshtu lindi nё Shqipёri bashkёjetesa paqёsore e tri besimeve fetare - islami, katolicizmi dhe ortodoksia.

Shqipёria fitoi pavarёsinё nё vitin 1912 pas disfatёs sё Turqisё nё luftёn me shtetet ballkanike dhe fatin e Shqipёrisё e vendosёn nё konferencёn e fuqive tё mёdha. Kufijtё u pёrcaktuan nё debate tё ashpra midis Antantёs dhe Aleancёs Tripalёshe, ku vetё shqiptarёt nuk moren pjesё. Shqipёria u bё principatё me nё krye Princ Vidin, kapiten dhe protestant prusian. Ai qёndroi nё Shqipёri 6 muaj, pastaj iku nё Berlin.

Nё luftёn e parё botёrore Shqipёria nuk mori pjesё formalisht, por u pushtua nga trupat austriake, italiane, francеze, greke dhe serbe dhe pas luftёs dukej, sikur tё kishin kaluar nёpёr tё disa fronte me betejat mё tё ashpra: dhjetra mijёra shqiptarё tё vrarё dhe tё vdekur nga uria dhe sёmundjet, rrёnoja te fshatrave tё shkatёrruara. Gjatё disa viteve pas luftёs mbretёroi kaos i vёrtetё: kryengritje tё bejlerёve, grushte shteti dhe ndёrrime tё qeverive. Si rezultat i kryengritjes sё fundit tё verёs 1924 pushteti ra nё duart e kryeministrit Fan Noli, i cili pёrzuri nga vendi dhe shpalli kriminel shtetёror Ahmet Zogun, pararendёsin e vet. Nga ana e tij Zogu vendosi ta kthejё pushtetin me ndihmёn e forcёs sё armatosur dhe bjellogardistёt rusё duhej tё luanin rolin mё tё rёndёsishёm ne planet e tij.

Rrёfimi bazohet nё ngjarje tё vёrteta dhe, pёrveç personazheve tё sajuar, nё tё veprojnё figura tё vёrteta historike.


Издания "Белого Капедана"